‘Mezi po priste të bëhej gjysh…’/ Njihuni me historinë rrënqethëse të Bashkimit, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës
Bashkim Boçi, 54 vjeç, nga Elbasani, i cili humbi jetën në detyrë në korrik 2026 rreth orës 3 të mëngjesit në një mot me stuhi, teksa shërbente në Himarë, jeta do të ishte ndryshe.
Këtë e konfirmon dhe vëllai i tij, Rexhep Boçi, në një intervistë për “Top Channel”, njoftoi se vajza e të ndjerit është bërë me djalë dhe Boçi do të bëhej gjysh, teksa tregon se po e priste me padurim, por që fatkeqësisht për të nuk ishte e mundur që ta gëzonte këtë titull.
Ai tregon se, vajza e të ndjerit pas humbjes së babait, ka hasur probleme në shtatzëninë e saj, ku dhe rrezikonte humbjen e fëmijës së saj.
“Ky ka qenë një tjetër moment i vështirë. Kam qenë i detyruar me i përballuar të gjitha këto. Vajza ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe ka pasur një risk të madh të humbiste fëmijën. Deshi Zoti i madh që ajo shpëtoi dhe sot kemi në jetë nipin e vogël”, shprehu ai.
Ndër të tjera, vëllai shprehu se për ta ishte shumë e vështirë të përballeshin me humbjen e 54-vjeçarit, ndërsa kujton dhe takimin e fundit me të.
“Takimi i fundit me vëllain ka qenë data 12 korrik”, tha ai.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut, ku Bashkim Boçi, humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa 54-vjeçari nga Elbasani ishte dërguar për të ndihmuar ekipet e OSHEE-së në Himarë, pasi stuhia kishte shkaktuar probleme të mëdha në rrjetin elektrik të qytetit bregdetar.
Boçi është rrëzuar nga shtylla e tensionit pasi iu këput rripi i sigurisë që mbante të lidhur rreth mesit, duke rënë nga rreth 9 metra lartësi. Edhe pse punonjësit të OSHEE-së iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Bashkim Boçi kishte më shumë se 26 vite që punonte në OSHEE dhe konsiderohej një nga elektriçistët më me përvojë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Burimi: Newsbomb.al
